Ndryshimet te Grupi Demokrat, Hajdari: Korab Lita ka ushtruar presion ndaj deputetëve. Pamjet do ia dërgojmë Prokurorisë

0
3

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari ka reaguar sërish për lëvizjet e bëra tek grupi demokrat në Kuvend. Korab Lita u zyrtarizua një ditë më parë si kryetar i Grupit Demokrat, ndërsa sot ai shpjegoi të vërtetën  para mediave.

Sipas Hajdarit, Korab Lita dhe gangsterët e tij kanë ushtruar presion ndaj deputetëve, përfshirë edhe Fatjona Dhimitrin. Deputetja Hajdari paralajmëron se pamjet filmike të disponuara nga zyrat e Kuvendit do t’i çohen Prokurorisë.

“Përveç një protagonizmi të shëmtuar mediatik, Korab Lita dhe gangsterët e tij, kanë ushtruar presion ndaj deputetëve, përfshirë edhe zj. Fatjona Dhimitri, e cila ka firmosur, për tërheqjen e këtij puçi. Pamjet filmike të disponuara nga zyrat e Kuvendit do t’i çohen Prokurorisë”-shkruan Hajdari, ndërsa publikon edhe letrën e deputetes dërguar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit.

72329345 1122920444719106 4672671337100083200 N