“Ndryshimi do të nisë nga Tirana”- Meta ndan fotot nga takimi me banorë të kryeqytetit: PL-ja do të garantojë rikthimin e llogaridhënies

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar disa foto nga takimi që ai ka zhvilluar me banorë të Tiranës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i PL-së thekson se ndryshimi do të nisë nga Tirana, ndërsa thekson se Partia e Lirisë do të garantojë rikthimin e Llogaridhënies.

“Çdo ditë pranë banorëve të kryeqytetit për të dëgjuar shqetësimet e tyre. Përfshirja aktive e tyre, vendimtare që zëri i tyre të dëgjohet.

Ndryshimi do të nisë nga Tirana!

Partia e Lirisë do të garantojë rikthimin e Llogaridhënies”, shkruan Ilir Meta në Facebook.

Zjarr Tv Ad