Duke filluar nga dita e sotme, ora policore do të shtyhet me një orë. Pra, izolimi i pjesshëm do të nisë nga ora 00:00, deri në 06:00 të mëngjesit.
Gjithashtu, do të lejohen kampionatet sportive me prezencën e tifozëve me kapacitete deri në 30%, duke ruajtur distancën sipas protokollit të miratuar nga ISHP. Data 1 Korrik do të lejojë prezencën e spektatorëve edhe në aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore si dhe konferencave. Rastet e infeksioneve në vendin tone, kanë ardhur çdo ditë duke u ulur. Në 24 orët e fundit u shënuan 7 raste të reja, ndërkohë që nuk është shënuar asnjë humbje jete.
Çfarë ndryshon nga data 1 Korrik?
Ora policore shtyhet në orën 24.00 -06:00.
Orari për muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.
lejohen kampionatet sportive me prezencë të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të IShP. lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri në 30% të spektatorëve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të IShP.