Në 151 vjetorin e lindjes së At Gjergj Fishtës, Meta ndan një poezi të tij në rrjetet sociale: Disa vargje zemre dedikuar Atdheut

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë në rrjetet sociale disa vargje të Gjergj Fishës.

Në 151-vjetorin e lindjes së shkrimtarit të njohur, Meta shkruan se ka zgjedhur të ndajë disa vargje dedikuar atdheut.

“Të dashur miq, sot në 151-vjetorin e lindjes së At Gjergj Fishtës dëshiroj të ndaj me ju disa vargje zemre dedikuar Atdheut”, shkruan Ilir Meta.

Poezia e ndarë në profilin e tij në Facebook

Por nji fushe ma e bleret nuk shtrohet

Por nji mal ma bukur s’rri,

Ma i kulluet nji lum s’dikohet,

Moj Shqypni, porsi i ke ti.

N’ty ma i bukur lulzon Prielli,

Jane ma t’kandshme stine e mot;

N’ty bylbyli pa le dielli

Kndon ma ambel t’Madhit Zot.

Pa ty lules s’m’i vjen era,

Pa ty pema fryt nuk m’bjen:

Mue pa ty nuk m’del prendvera,

Pa ty dielli nuk m’shkelxen.

Dersa t’mundem me ligjrue

E sa gjall me fryme un jam,

Kurr Shqypni, s’kam me t’harrue,

Edhe n’vorr me t’permende kam.

Zjarr Tv Ad