“Në 2 mars nuk do ketë zgjedhje”/ Veliaj: S’tërhiqem nga beteja me FSHF! Do ishte në pjekurinë dhe burrërinë e Armando Dukës të ikte vetë

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj shprehet i vendosur se nuk do të tërhiqet nga beteja me Federatën Shqiptare të Futbollit. Në një intervistë për News24, ai ka ftuar Presidentin e FSHF-së, Armand Dukën që të largohej vetë nga gara e për t’i hapur rrugën të tjerëve.

“Do të ishte në pjekurinë dhe burrërinë e Armando Dukës, nëse ka ende, që të tërhiqet vetë nga gara dhe të thotë se pa u sqaruar çështja e transparencës së procesit, nuk mund të shkohet në zgjedhje. Si mund të ketë një ishull, si FSHF, që nuk e kontrollon askush? Këtu mundësitë janë dy: ose sillet si njeri i pjekur, i rritur, i mençur dhe i matur dhe thotë ‘unë e kam çuar FSHF në zgrip dhe praktikisht po përdor si shantazh një ndeshje futbolli në Tiranë, që të zgjidhem me padrejtësi’ dhe largohet vetë, ose shteti i së drejtës do të duhet të reagojë dhe t’i thotë – ‘më fal, këtu ndodhi një faull dhe për këtë faull ka karton të kuq”, u shpreh Veliaj. Sipas Veliajt, nuk do të ketë zgjedhje për kreun e FSHF në 2 Mars:

“E shoh shumë të pamundur që të ketë zgjedhje në 2 mars, sidomos pasi Ceferin tha, ‘fillimisht do të sjell një mision për të parë të gjithë parregullsitë’. Kështu që, nuk ka pse të nxitojë askush të bëjë zgjedhje, kur në fakt u arrit një marrëveshje që ne të kalojmë fillimisht pak kohë për të parë parregullsitë dhe t’i rikthehemi një procesi ligjor vetëm pasi ato të jenë sqaruar. Imagjinoni sikur në 6 mars, në Vorë edhe në Rrogozhinë qytetarët të shkojnë dhe t’i gjejnë kutitë gjysmë plot! Që aty do thonë: ‘Është shitur ndeshja. Për çfarë do të shkojmë të votojmë?’”

Veliaj ka deklaruar se Bashkia e Tiranës po përgatitet më së miri për të pritur finalen e Conference League dhe është në kontakt me UEFA-n. “Për finalen duhen 100 autobusë – sepse bëhet fjalë për një superaksion 48 orësh – duhen tabelat orientuese, reklamat e qytetit, korsitë e dedikuara, parkingjet dhe 2-3 sheshe për tifozët e secilës skuader. Bashkia e Tiranës është 10 me yll në marrëdhëniet me UEFA-n,” u shpreh ai. Gjithashtu kryebashkiaku Veliaj ka folur për protestat e banorëve të “5 Majit”, duke u shprehur se është i qartë se kush proteston, njerëz që njihen si objekte të OFL-së, pasi dyshohet se merren me pastrim të parave të krimit të organizuar.

“Unë i shoh edhe mediat, intervistohej njeri që shpjegonte si do vriste Lali Erin. Asnje nga mediat nuk e pyeti: O shok, më fal, po ti ke ndertuar në lum, po ti je i OFL mor shok, po ti ke 5 milionë euro asete të konfiskuara! Ti paske hallin e qirasë?! Po ti ke 18 makina more, kush i ka nga ne 18 range-rover? Pra, këta çfarë bënin? Merrnin lekët e drogës, me lekët e drogës i punonin, duke i dhënë me fajde, dhe po të mos i jepnin me fajde, të vinte ‘Range’ që ndërronte targat përditë dhe këta i kapi OFL. Ndërkohë, ai fliste në TV, çfarë do i bënte lali Erit, po sigurisht kush leh, nuk kafshon. Ata janë një nivel që ngatërron krimin me politikën. Ata Jane personazhe që drejtojne protestën, bashkë me shefat e tyre politikë. Por tani ftesa ime është: Mendoni bravën tuaj, mos mendoni bravën e partisë!”

Zjarr Tv Ad