“Në 2018 ishim ngelësa, tani pabuksa?!”/ Studentët marshim drejt Bashkisë së Tiranës, qytetarët ‘bashkë me ta’: Poshtë pushtetarët

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me thirrjen “Poshtë pushtetarët” studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës janë ende duke marshuar drejt Bashkisë së Tiranës. Protestës së tyre u janë bashkuar dhe qytetarët të cilët brohorasin njëzëri: Duam vetëm bukë!

Studentët kanë më shumë se dy orë që janë nisur nga ‘Rrethrrotullimi i Kamzës’ drejt Bashkisë së Tiranës në shenjë proteste kundër rritjes rekord të çmimeve në vend.Në 2018 ishim ngelësa, tani jemi pabukësa?!”-ishte një thirrje tjetër ‘pikante’ e këtij marshimi, teksa kanë mbërritur në sheshin ‘Skënderbej’.

Kujtojmë se sot në orën 17:00 është thirrur sërish protesta kundër rritjes së çmimeve, duke shënuar kështu ditën e tretë që qytetarët mbushin sheshin “Nënë Tereza” me thirrjet e tyre për uljen e taksave.

Nga protestat e djeshme masive, jo vetëm në Tiranë por dhe në qytetet e tjera të vendit, policia ka prangosur 30 protestues ndërsa janë vënë nën hetim 95 të tjerë./Fax Web

Zjarr Tv Ad