Në 22 nëntor mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në 22 nëntor në orën 11:00 do të mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta.

Komisioni do të mblidhet për të shqyrtuar raporton që do i dërgohet Kuvendit.

Më datë 9 shtator për më shumë se 2 orë, presidenti, Ilir Meta  raportoi para Komisionit Hetimor të ngritur nga socialistët për shkarkimin e tij, lidhur me dekretin e lëshuar prej tij për anulimin e zgjedhjeve dhe dekretin e dytë për një palë zgjedhje të reja më 13 tetor.

Kreu i shtetit u shpreh se vendimi për anulimin e zgjedhjeve, dhe shoqërimi me dekret, është bërë pasi ka pasur informacione sekrete dhe të kualifikuara, se në protestën e 8 qershorit, disa persona do të digjnin godinën e Parlamentit.

Zjarr Tv Ad