Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 78 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit.
Si pasojë e këtyre shkeljeve janë bllokuar 78 mjete, në zbatim të Aktit Normativ të qeverisë.
“Po gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 4 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe në kundërshtim me urdhrin për ndalim qarkullimi, konkretisht: 1 në Dibër, 1 në Tiranë, 1 në Shkodër dhe 1 në Korçë” njofton policia.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve për zbatimin e masave shtesë për mbylljen e lokaleve, u ndëshkuan me masë administrative me nga 100.000 lekë secili, 13 administratorë lokalesh, konkretisht: 6 në qarkun Tiranë , 3 në qarkun Durrës, 2 në qarkun Shkodër, 1 në qarkun Lezhë dhe 1 në qarkun Fier.
Po dje, në Shkodër, gjatë kontrolleve për respektimin e vetëkarantinimit, është konstatuar shtetasi E. D., i kthyer nga Kosova më datë 17.03.2020, i cili kishte dalë nga banesa dhe është ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë.