Në 3 vite u pastruan mbi 1.2 mld € në Tiranë/ Meta: Qartësohet lidhja mes krimit dhe qeverisë! Çmimet e apartamenteve, deri në 5 mijë euro metri katror

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas raportit të Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar, që thotë se janë pastruar 1.2 mld euro nga sektori i ndërtimit.

Sipas Metës, “është e qartë tashmë pse çmimet e apartamenteve në Tiranë kanë arritur shifrat stratosferike 2000, 3000 madje dhe 5000 euro për metër katror”.

Meta thekson se ky raporton qartëson lidhjen e betonizuar midis krimit të organizuar dhe qeverisë.

“Është po aq e qarte arsyeja përse shumë prej familjeve të reja zgjedhin emigrimin, pasi të pasurit një apartament të tyre në Tiranë është një mision i pamundur.

1.2 miliard eurot e pastruara në sektorin e ndërtimit gjatë këtyre tre viteve në Tiranë, siç bëhet e ditur nga raporti i Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar mbi të gjjtha qartëson lidhjen e betonizuar midis krimit të organizuar dhe kësaj Qeverie”, shkruan Ilir Meta.

Zjarr Tv Ad