“Në 4 e 30 të mëngjesit do të lyesh shkallën”/ Veliaj nuk zbaton urdhërin e Ramës, vëzhgimi nga brenda pallatit

0
37

Pas tragjedisë së rëndë të 26 nëntorit, një nga familjet më të prekura ishte ajo Lala. Rama publikoi një video nga akomodimi i kësaj familje, pas shkatërrimit të banesës nga tërmeti.

Rama teksa iu tregoi familjarëve banesën e tyre të re, i dha edhe urdhër kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt  që të nesërmen të çohej në orën 4:30 të mëngjesit dhe personalisht të vinte në godinë për të lyer shkallët, pasi sipas tij muret ishin të papastra.

Por a ka ndodhur në të vërtetë kjo, a janë lyer shkallët e pallatit dhe a janë hequr “shkarravinat” për të cilat u ankua Rama?

Emisioni “Boom”, ka shkruar në këtë pallat, ku rezulton se urdhëri i Ramës nuk është zbatuar. Muret janë sërish me shkarravina dhe Veliaj mesa duket nuk e ka lyer shkallën.