Në 6 muajt e parë të vitit 2020,ne Portin e Durrësit janë përpunuar 601 mjete lundruese, të cilat kanë transportuar mbi 1 milionë tonë mallra për import/eksport. Këto të dhëna bëhen publike nga Sektori i Statistikave në APD dhe mësohet se 281 anije tregtare dhe 320 tragete janë përpunuar gjatë kësaj periudhe, me mallra të ndryshëm. Sasia e mallrave të përpunuara gjatë kësaj periudhe arrin në 1 milionë e 99 mijë tonë mallra në total. Po të njëjtat burime saktësojnë se në Terminalin Perëndimor dhe atë Lindor, ka pasur një rritje me 9 % e volumeve tregtare të përpunuara, krahasuar me 6 mujorin e 2019-ës.Më konkretisht, në këto dy terminale janë përpunuar në total 770 mijë tonë mallra.Ndërkohë, në Terminalin e Trageteve dhe atë të Kontejnerëve janë përpunuar respektivisht 372 mijë tonë dhe 727 mijë tonë mallra, sasi kjo më e ulët se janar-qershori 2019-të.
Në 6 muajt e parë të vitit 2020, në Portin e Durrësit u përpunuan 1 milionë e 99 mijë tonë mallra
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...