“Ne bëjmë ligjin, e shkrijmë komisariatin”, si u kërcënua oficeri Nuhu

0
117
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zbulohen të tjera detaje nga kallëzimi i ish-oficerit të Fushë Krujës Emiljano Nuhu në komisariatin numër 6 në Tiranë në 30 korrik 2018.

Ai kallëzoi në polici se u kërcënua nga Redjan dhe Ramazan Rraja, nipër të deputetit të PS, Rrahman Rraja për çështjen ‘Xhisiela’, ku djali i Rrajës akuzohet se ka përndjekur ish-të dashurën e tij 25-vjecare.

Emiljano Nuhu jep detaje në polici në lidhje me bisedën e bërë në lokalin ‘Rich Mond’, ku ndodhi takimi mes tyre, ku ndër të tjera nipërit e deputetit i kanë thënë se në Fushë Krujë ligjin e bëjnë ata dhe jo ai.

Gjithashtu në kallëzimin e tij në polici, Nuhu thotë se dy nipërit e deputetit i kanë thënë se po të duan ata shkrijnë komisariatin.

Ne e shkrijmë të gjithë komisariatin dhe ty të s’të kemi asgjë. Do të të zhdukim ty bashkë me familjen, po thirre më njeri nga fisi jonë ta marrësh në pyetje. Do të zhdukim ty bashkë më familjen tënde për 24 orë nëse vazhdon merresh me ne dhe mos të të shohim më në Fushë Krujë. Ligjin në Fushë Krujë e bëjmë ne dhe jo ti”- mësohet t’i kenë thënë oficerit dy nipërit e deputetit Rraja.

Djalit i deputetit socialist Rrahman Rraja akuzohet për dhunimin e ish të dashurës Xhiseila Maloku. Rexhep Rraja u arrestua  dje pas urdhrit të Gjykatës së Krujës e cila ka dhënë ‘Arrest me burg’ në mungesë për të riun e akuzuar për dhunimin e Xhiseila Malokut./BW/

 

Zjarr Tv Ad