Në burg për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Blendi Teta përplaset me prokurorin: Nuk kam lidhje me ngarjen; Dibra: Ka prova se je implikuar

0
432
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Blendi Teta, një nga personat e arrestuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko në Tiranë, dy vite më parë, ka dalë dje para togave të zeza dhe ka mohuar të jetë i përfshirë në ngjarje. Madje, ai është përballur dhe me prokurorin, duke thënë se ata nuk kanë asnjë provë që e implikon atë në vrasje.

Ndërkohë, Prokurori Behar Dibra që ka hetuar dhe ka çuar në gjyq dosjen për Blendi Tetën, ka kundërshtuar deklarimet e personit të akuzuar, duke thënë se në dosje ka shumë fashikuj që provojnë përfshirjen e tij në vrasjen e Santiago Malkos.

Sipas Dibrës, Prokuroria ka arritur të mbledhë prova që implikojnë Blendi Tetën në atentatin e 2019, mes tyre gjurmë të ADN-së së tij. Në seancën e radhës, personi i akuzuar do të përballet dhe me dëshmitarët e zgjedhur nga Prokuroria e Posaçme SPAK, të cilët kanë dijeni për ngjarjen dhe rolin e Bledi Tetës.

Ish-polici Santiago Malko u vra mbrëmjen e 27 gushtit 2019 në zonën e Kinostudios, sapo doli me makinën e tij tip BMW X5 nga një lavazh. Persona të maskuar kishin ndjekur Malkon dhe sapo ai ka dalë nga lavazhi e kanë qëlluar me breshëri plumbash duke e lënë të vdekur në vend.

Por pas kqyrjes se dhjetëra kamerave të sigurisë, hetuesit kuptuan se viktima ishte ndjekur hap pas hapi nga dy makina, në njërën prej të cilave më pas u mësua se ishte edhe Blendi Teta. Ai u arrestua dhe nga rrëfimi i mëpasshëm i 39-vjeçarit, dolën në skenë emra e të akuzuarëve të tjerë.

Blendi Teta, fillimisht mohoi të kishte lidhje me ngjarjen por kamerat e sigurisë e nxorën zbuluar. Prokuroria Speciale SPAK e akuzon Tetën për veprën penale “Vrasje me paramendim, në kuadër të grupit kriminal”.

Zjarr Tv Ad