Në burgje bëhej “nami”, Manja për mega-operacionin në Elbasan: Do vijojë sërish! Nuk do jetë aksion, por investim i përditshëm për forcimin e sigurisë

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka folur në Kuvend për mega-operacionin në Elbasan, që ndëshkoi 28 persona, mes tyre dhe policë burgjesh. Manja u shpreh se ky nuk do të jetë thjeshtë një aksion, por investim i përditshëm për forcimin e sigurisë në burgje. “U godit një grup kriminal që merreshin me veprimtari kriminale brenda dhe jashtë sistemit të burgjeve. Në operacion u arrestuan edhe punonjës të burgjeve.

Ajo që ndodhi dje ishte punë e nisur nga drejtoria e përgjithshme e burgjeve, por nuk do të jetë aksion, as kalendar veprimtarish në drejtim të goditjes së paligjshmërisë në burgje, por investim i përditshëm i të gjitha strukturave tona në zbatim të ligjit dhe forcimit ët sigurisë në sistemin e burgjeve.

Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve është në riorganizim total. Qëllimi është të ristrukturojmë edhe sistemin e karrierës në burgje, duke e përafruar me atë në Policinë e Shtetit”, tha ai.

Ndër të tjera Manja ka paralajmëruar se do të hiqet tavani i moshës 35-vjeç për punonjësit e policisë së burgjeve. Ai tha se nuk ka më asnjë rast të mospagesës për punën jashtë orarit dhe sigurimin e transportit për punonjësit që jetojnë larg institucionit ku punojnë.

“Zoti Piroli tani që flasim drejtoria e burgjeve është në riorganizim total. Synimi është të ristrukturojmë sistemin e karrierës në policinë e burgjeve duke përfafruar në atë të sistemit të policisë së shtetit. Qeveria ka filluar reformat. Sot që flasim kanë dalë aktet nënligjore dhe shumë shpejt do miratohet edhe rregullorja e re e burgjeve.

Nuk ka asnjë rast të mospagesës së orëve jashtë orarit. Nuk mund të lë pa përmendur trajtimin e bërë për stafin shëndetësor. Rritja për pozicionin e kryeinfermierit me 47% rritje page, pozicionin e infermierit me 33%. Një aspekt tjetër është ai i uniformave. Gjatë kësaj kohe kemi pasur dy ngjarje në Shqipëri, tërmeti dhe pandemia. Qeveria është detyruar të riorientojë fondet në sistemet më prioritar. Në rishikimin e buxhetit në korrik të këtij viti do marrim mbështetjen e duhur buxhetore për prokurimin e uniformave të policisë. Drejtoria e burgjeve ka lidhur kontrata me shoqëri transporti për punonjësit që jetojnë jashtë zonave urbane. Nuk ka asnjë punonjës të emëruar më larg se 45 km nga vendbanimi i tyre. Gjendja është stabilizuar. Kjo politikë e ndjekur janë trajtuar 140 punonjës të policisë së burgjeve”, shtoi Manja.

Zjarr Tv Ad