“Ne buzëqeshim edhe kur vuajmë”, Rama i lutet Bullgarisë në Forumin e Bled: Na hapni rrugën për të filluar bisedimet me BE-në

0
184
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në forumin strategjik për të ardhmen e Europës, i cili po mbahet  në qytetin Bled të Sllovenisë.

Rama tha se nuk ishte aty për të kërkuar lincencë europiane pasi ballkanasit janë europianë, teksa theksoi se ndryshe nga vendet e BE, në Ballkan dinë të qeshin edhe kur vuajnë.

Në fjalën e tij, kryeministri iu drejtua Bullgarisë duke iu thënë që të bëhën ballkanas në mënyrë që të hapin rrugën drejt BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Rama: T’iu jap disa buzëqeshje në këtë atmosferë të zymtë sepse në ballkan ka diçka që duhet ta ruajmë fort që ne mund të buzeqeshim edhe kur vuajmë, çka pjestarët e BE nuk janë në gjendje ta bëjnë, po e kam fjalën për gjermanët. Dikush iu afrua takoi një euro optimist dhe një euro pesimit. Pyeti euro optimistit për zgjerimin dhe tha që Turqia do të hyjë në BE, ose nënpresidencën e Maqedonisë së Veriut ose Shqipërisë. Europesimisti u pyet e tha, të dyja ato do të hyjë në BE kur ta keë presidencën Turqia.

E kemi gjetur mënyrën për t’u përballur me këtë mishërim të Bechettit. Ne po presim Godonë, nuk e di kush është Vladimiri dhe Estragoni, unë apo Zaev, por ne jemi si këta. Njëri thotë a do ikim, tjetri thotë eja të ikim dhe Bechetti thotë askush mos lëvizë.

Bechetti mund të shfaqet në BE përmes ngjyrave e kombeve të ndryshme, por jemi këtu për të luftuar.

Pse? Sepse nuk po kërkojmë lincencë për të qenë europianë. Çfarëdo të mendojnë njerëzit e BE, çfarëdo thonë, ne jemi europianë. Jam shumë mirënjohës kryeministrit këtu dhe Presidentit sepse në këtë diskutim për të ardhmen e Europës ne u ftuam. Sigurisht, është takim anësor e jo kryesor pasi është dramatike e qesharake të angazhohet për të ardhmen e Europës, dhe nuk ftohemi ne. Ne jemi Europë, s’ka të ardhme të Europës pa Ballkanin Perëndimor brenda BE. Nëse BE do të vazhdojë kështu, natyrisht do të jetë mirë për ne, por edhe më keq për BE.

Po them që ju përmendët në fillesë etërit themelues. Nëse do të çoheshin etërit themelues të ndiqnin, besoj se do të donin më mirë të ishin të vdekur se sa gjallë. Nuk kam provë, por do ktheheshin ëprmbys në provë. Për çfarë po debatojmë? Si ai prifti në Kostandinopojë kur po shembeshin muret diskutonin për seksin e ëngjëjve.

Më falni që po tregohem kaq ballkanik, kjo është e mira të jesh nga ballkanik në Europë. Nuk e humbasin humorin në tragjedi.Ju lutem mos përmendni më aktorët e tretë, faktorët e tretë, është shumë qesharake. Nga njëra anë na thonë se na duan, na thonë se jeni të rëndësishëm, se do martohemi një ditë, por deri atëhere as flasim, por as nuk i flisni të tjerëve. Nuk funksionon duke na provuar besnikërinë. S’po flasim anëtarë, nuk e di, Macroni që është më i riu do jetë duke shkruar kujtimet.

Ju bullgarët, mos jeni kaq tipikë të BE, bëhun ballkanas. Hapni rrugën, hapini rrugën bisedimeve. Pastaj mund të bëheni ballkanikë. Hapni rrugën.

Zjarr Tv Ad