“Në çdo vrimë miu të fshihesh do të të kapim”, Balla i përgjigjet Berishës: Për shkakun tënd anija e …

0
142
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nga Fieri ka lëshuar deklaratën e fortë për kreun e PD Sali Berisha. Akuzës se tij qe në tre mars të gjejë vrimë ku të futet , Balla i është përgjigjur duke e krahasuar si një lapsus froidian.

“Sic duken bathet i vetmi qe duhet të kërkojë vrimë ku te futet është Sali Berisha. Në Amerike as me not nuk shkon dot, edhe ne Angli noti nuk e ndihmon per të kaluar Lamanshin, por sic po duken bathet edhe Bashkimi Europian është ne procesin per ta shpallur non- grata, per arsye qe dihen, korrupsion të nivelit të lartë, minim te demokracise dhe ne fakt ketu lapsusi froidian ka nje konotacion tjeter se nëse ka nje vrimë ku anija e shqiptareve fut uje ne këto 30 vite eshte per shkak te Sali Berishes.

Prej 33 vitesh ai saboton në mënyrë konstante interesat kombetare te shqiptareve, ka sabotuar sa ka patur mundesi interesat e shqiptareve te Kosoves duke furnizuar me nafte makinerinë vrasëse permes thyerjes se embargos se Kombeve te Bashkuara gjate konflikteve në ish- Jugosllavi , ndërkohë që në Himare nen logon e PD ka kandiduar nje prej personave te denuar me vendim gjykate per masakren e Peshkëpise. Por megjithate kjo vrime shume shpejt do te mbyllet “,  ka thënë Balla.

Zjarr Tv Ad