Në ditën e 12 të grevës gjendja shëndetësore e naftëtareve rëndohet edhe më shumë/ Zëvendësohet një prej grave…

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është rënduar edhe më shumë gjendja shëndetësore e naftëtarëve, ku sot kanë hyrë në ditën e 12 të grevës së urisë.

Një prej grave greviste, është zëvendësuar për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, ndërsa të tjerët, shprehen të vendosur t’i shkojnë deri në fund grevës së urisë.

“Nuk duam asgjë tjetër, duam gjakun tonë. Populli është uragan dhe duhet të reagojmë të gjithë. Presim që Kryeministri të reagojë. Nuk dalim nga greva pa marrë zgjidhje”, është shprehet një prej naftëtareve.

Ndërsa, një tjetër naftëtare deklaroi se Kryeministri Edi Rama, duhet të reagojë dhe t’i japë zgjidhje situatës së krijuar.

Edi Rama të reagojë dhe t’i jepet zgjidhje situatës. Nuk dalim nga greva pa marrë atë që na takon. Kryeministri është m*ashtrues”, deklaroi naftëtarja.

Një numër i lartë naftërësh, vazhdojnë të qëndrojnë të ambientet e jashtme të qëndrës shëndetësore, në mbështetje të grave.

Zjarr Tv Ad