“Ne duhet të jemi më alert”/ Reagon Mimi Kodheli për sulmin e Iranit: Duhej të linin vendin sepse rrezikshmëria ishte e lartë. Kjo do të jetë një luftë e vazhdueshme dhe ne duhet…

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zv.presidentja e asamblesë parlamentare të NATO-s, Mimi Kodheli tha se Shqipëria u sulmua nga Irani sepse është një vend anëtar i NATO-s.

“Shqipëria nuk është sulmuar për shkakun e të qenit ky vend që jemi, por sepse është një vend anëtar i NATO-s dhe është një vend që bashkëpunon dhe ka shkëmbime informacione me partnerë të tjerë”, tha Kodheli.

E ndalur tej vendimi për dëbimin e diplomatëve të Iranit, Kodheli tha se rrezikshmëria ishte e lartë dhe se ishte një vendim që duhej marrë.

“Nuk është hera e parë që Shqipëria shpall persona non-grata pjesë e trupës diplomatike të republikës së Iranit. Fakti që për 24 orë u dha vendimi që diplomatët të përfaqësisë së tyre të largohen, tregon edhe rrezikshmërinë. Duhej të linin vendin sepse rrezikshmëria ishte e lartë. Unë besoj që kjo do të jetë një luftë e vazhdueshme dhe ne duhet të jemi të përgatitur. Para disa javësh pata një konferencë me një gjeneral në pension të SHBA që bashkë me ekspertë tët tjerë u ftua në Shqipëri të vijë. Ai me shumë të drejtë tha se Shqipëria nuk është vendi i vetëm ka shumë vende të tjera që kanë pasur sulme kibernetike shumë më të rënda. Sot luftohet në mënyra të ndryshme. M duhet të sjell në vëmendje një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe sekretarit të Shtetit Blinken lidhur me marrëveshjen 5G që është pjesë e paketës mbrojtëse”, tha Kodheli.

Gjatë kësaj intervistë, Kodheli tha se marrëveshja e 5G  është pjesë e sistemit mbrojtës ndaj këtyre sulmeve kibernetike.

“Rëndësia e mbrojtjes kibernetike është e tillë sa ka vënë në lëvizje që nga Stoltenberg e deri tek personalitete të tjera të sigurisë dhe mbrojtjes. Mendoj që gjërat janë rikuperuar relativisht shumë shpejt, nuk ka qenë një punë e thjeshtë, ka qenë një punë titanike. Kërkon energji dhe njerëz profesional. Rëndësi ka që njerëzit të jenë të qetë, kemi njerëzit e duhur për ta përballur këtë gjë, por ne nuk duhet ta ulim alertin. Theksoj se qëndrimet tona janë qëndrimet e BE dhe janë qëndrimet e duhura historike. Ka shumë veta që merren me mbrojtjen tonë kibernetike”, tha ndër të tjera Kodheli.

Sa i përket rolit të SHBA në këtë situatë, ajo tha se është ‘komode’ të kesh aleat SHBA-në.

“Është shteti më në gjendje të mund të përballë teknikat në mbrojtje. Është një mik i mirë që i kemi besuar një suport që lidhet me këtë që po flasim. Por nuk do të thotë që ne nuk duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë, ne duhet të jemi më alert”, u shpreh me tej ajo.

Zjarr Tv Ad