“Ne e njohim atë lojë, nga Millosheviçi te Vuçiçi”- Ministrja e Jashtme e Kosovës reagon pas deklaratës së Putin për mercenarët shqiptarë në Ukrainë

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gervalla, ka përgënjeshtruar presidentin rus, Vladimir Putin, i cili tha se në Ukrainë ka mercenarë nga Kosova.

Ajo ka shkruar në Twitter se presidenti Putin po tenton të largojë vëmendjen nga lufta e tij në Ukrainë.

“Nuk ka mercenarë të Republikës së Kosovës. Krimineli i luftës Putin po përpiqet të shpërqendrojë luftën dhe gjenocidin e tij kundër Ukrainës, duke bërë luftë propagandistike.

Ai përsëri po gënjen. Ne e njohim atë lojë, nga Millosheviqi te Vuçiçi. Kosova qëndron me krenari me Amerikën, Bashkimin Evropian dhe Ukrainën, kundër kriminelëve të luftës”, ka shkruar Gërvalla.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një bisedë me kancelarin gjerman Olaf Scholz, ka thënë se në Ukrainë po shkon duke u shtuar numri “i mercenarëve nga Kosova”.

Zjarr Tv Ad