Në Europë pritet një valë të dytë e koronavirusit/ Çekia shënon rekord infektimesh, shifra e dytë më e lartë që nga fillimi i pandemisë

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria e Shëndetësisë e Çekisë njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara në këtë shtet janë regjistruar 2,946 raste të reja të koronavirusit. Kështu, në shtetin me 10.7 milionë banorë numri i përgjithshëm i rasteve të koronavirusit shkoi në 61,318, shkruan The Guardian.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan 15 viktima të reja dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve nga pandemia shkoi në 582. Sipas një faqeje lokale, numri i rasteve aktive është rreth 30,000, aq sa është edhe numri i personave të shëruar.

Disa shtete evropiane janë duke u përballur me rritje të numrit të rasteve javëve të fundit. Për këtë arsye, qeveritë kanë filluar t’i shtrëngojnë masat kufizuese.

Zjarr Tv Ad