‘Në fillim kisha turp’, Selena Gomez tregon shenjën e mbetur nga operacioni në veshka(FOTO)

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të njohura dhe më të talentuara në të gjithë botën.

E famshme për show-t televiziv, për këngët e bukura dhe për lidhjen me Justin Bieber, bukuroshja me miliona fansa në rrjete sociale gjithnjë ka qenë në vëmendjen e mediave rozë.

Ajo njihet për trupin e saj elegant dhe linjat perfekte, por mesa duket na paska shpëtuar një detaj, të cilin Selena ka ditur ta fshehë fare mirë.

Ajo ka bërë më parë një operacion në veshka, dhe siç shihet në foton që ka publikuar, shenja i fillon që në rrëzë të kofshës. Ajo thotë se e ka pasur kompleks ta tregojnë në fillim, por tani nuk e ka më problem dhe ndihet mjaft mirë me trupin e saj.

“Kur bëra transplantin e veshkave, mbaj mend që ishte shumë e vështirë që në fillim të tregoja shenjën e operacionit. Nuk doja që të ishte në foto, kështu që vishja gjëra që ta mbulonin. Tani, më shumë se kurrë, ndihem i sigurt në atë që jam dhe në atë që kam kaluar … dhe jam krenare për këtë… të gjithë trupat janë të bukur”, shkruan Selena krahas fotos.

Screenshot_3.png

Zjarr Tv Ad