Dy nga katër personat që mbetën të plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit në bodrumin e argjendarisë në Bllok ndodhen në gjendje të rëndë.
Bëhet fjalë për çiftin e bashkëshortëve Sokol dhe Alma Pirra, pronarë të argjendarisë.
“Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” bën të ditur se sot në datën 15.07.2019 në Shërbimin e Djegie-Plastikës kanë ardhur me urgjencë në gjendje të rëndë shëndetësore me djegie në të gjithë trupin, pacientët me inicialet S.P, 52-vjeç dhe A.P, 43-vjeçe. Gjendja e tyre shëndetësore sipas mjekëve të shërbimit të Djegie Plastikës, paraqitet e rënduar si pasojë e djegieve të rënda në të gjithë sipërfaqen e trupit. Stafi mjekësor i QSUT është në gatishmëri të plotë për tu kujdesur për këta pacientë, duke zbatuar të gjitha protokollet mjekësore dhe duke i mbajtur në monitorim të vazhdueshëm në reanianimacionin e shërbimit të Djegie Plastikës”.
Ndërkohë dy të plagosurit e tjerë, Ardaniel Serjani 23 vjeç dhe Eneda Nura 18-vjeç, kalimtarë, janë te Trauma.