Në hetim për një muaj, arrestohet burri në Korçë që tregtonte naftë kontrabandë, zbulohet skema e “biznesit” familjar

0
116
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 54 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Korçës pasi akuzohet në mënyrë të vazhdueshme ka kontrabanduar naftë.

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetsi Dh. F., 54 vjeç, kontrabandonte sasi të konsiderueshme nafte nga Maqedonia, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Goricë, me një automjet tip “Benz”, të cilit i kishte modifikuar dhe zmadhuar serbatorin.

Sasinë e naftës të kontrabanduar, 54-vjeçari e transportonte në banesën e motrës së tij, shtetases E. Ç., e cila është proceduar penalisht, dhe më pas e shiste te persona të tjerë. Gjatë periudhës hetimore, në banesën e kësaj shtetaseje është gjetur një sasi prej 300 litra naftë, e dyshuar e kontrabanduar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme

Zjarr Tv Ad