“Në institucion bie bomba kur vetingu…”- Zv.prokurori i Përgjithshëm tregon tri kategoritë e hetuesve, deputeti Sula zbulon situatën kaotike në organet e akuzës

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëvendësprokurori i Përgjithshëm, Thoma Jano, zbuloi dje në Komisionin e Ligjeve situatën kaotike në të cilën ndodhen prokuroritë në Shqipëri. Jano ishte dje në Kuvend për të shtruar kërkesat e Prokurorisë së Përgjithshme për buxhetin e vitit të ardhshëm, por deputeti Dashnor Sula pyeti zëvendëskryeprokurorin se cila është situata në Prokurori.
“Unë gjej momentin që të inkurajoj Prokurorinë që do duhet të kryejë. Ka vështirësi mjaft të mëdha. Duke pasur parasysh luftën. Pyetja ime është që nëse i ka marrë të gjitha kërkesat e prokurorive të republikës. A janë reflektuar këto kërkesa? Doja të dija nga ju, sa është numri. Sa është organika e prokurorëve në Shqipëri. Sa është numri i prokurorëve që ushtrojnë detyrën tani.

Sa është në organikë i oficerëve të Policisë Gjyqësore në të gjithë Shqipërinë dhe sa është aktualisht? Marr shkas për këto pyetje nga rezoluta ku thuhej se ka një ulje të çështjeve të përfunduara. Një hetim cilësor është njësia matëse e një prokurori apo institucioni? A jeni të kënaqur kështu si jeni apo keni nevojë për më shumë”, tha Sula.

Mjaftoi vetëm kjo pyetje për Janon, i cili pasi tregoi situatën në të cilën ndodhen prokuroritë, vuri në dukje se cilat janë edhe tri kategoritë e hetuesve ndërkohë që zhvillohet vetingu.

“Organika e prokurorëve është 321 në total, nga të cilët janë larguar me dorëheqjen 18, janë pezulluar nga komisioni i vetingut 36 prokurorë, janë shkarkuar 40 të tjerë, 9 kanë dalë në pension, 9 të tjerë janë emëruar në institucione si ILD apo institucione të ndryshme, në total janë larguar 112 prokurorë.

Ndërkohë ushtrojnë detyrën 209 nga 321 prokurorë. Organika e oficerëve të Policisë Gjyqësore është 216, ku aktualisht punojnë 202. Gjendja në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, shumë e rëndë.

Dita ditës sa herë kemi largime për shkak të vetingut e rëndon akoma më tepër situatën. Po ju them rastin kur kam qenë për inspektim në Dibër dhe Kukës. Ka shkuar drejtuesi i prokurorisë, kanë shkuar me nga 200 deri në 300 dosje. Imagjinoni kur ikën një prokuror nga vetingu se çfarë bombe i vjen drejtuesit të prokurorisë. Duhet të kemi një gjë tjetër parasysh. Unë i ndaj prokurorët në tri kategori. Kemi prokuror që s’i bën syri dritë në kuptimin që nuk ka asnjë problem dhe ai e di që në fillim dhe bën detyrën që në fillim.

Është rreshti i dytë i prokurorëve që duke parë nevojën se si po ecin pyetjet e vetingut, pothuajse i përgjysmojnë kohën e punës. Një pjesë të kohës e shpenzon për hetimin.

Kategoria e tretë është ajo kategori prokurorësh që e dinë që kanë probleme me hetimin, e dinë që do të ikin dhe ata bëjnë dorëheqje ditën që vetingu u çon raportin paraprak. Deri atëherë vërejmë që prokurori nuk ka punuar fare. Së fundmi presim hartën gjyqësore që t’i bëjë derman në kuptimin e mirë të gjërave”, u shpreh Thoma Jano.

Më pas deputetët pyetën se përse Prokuroria nuk kërkon më shumë OPGJ për të sfumuar boshllëkun e prokurorëve, por që zëvendësprokurori tha se Ministria e Financave ka thënë se ka mundësi vetëm për 10 OPGJ të rinj në vit.

Zjarr Tv Ad