Në interpelancë për grabitjen, Lleshaj: U njoftuam me vonesë

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është thirrur sot në interpelancë nga një grup deputetësh të opozitës për supergrabitjen e aeroportit të Rinasit me 9 prill. Në prezantimin e interpelancës, deputeti Ralf Gjoni listoi një sërë pyetjesh drejtuar ministrit Lleshaj lidhur me ngjarjen e 9 prillit në Rinas.

Në fjalën e tij, në përgjigje të deputetëve të opozitës për këtë interpelancë, Ministri Lleshaj i qëndroi edhe një herë deklaratave të tij të mëparshme, ndërsa theksoi se grabitja e 9 prillit, nuk është një ngjarje apokaliptike dhe se siguria e vendit nuk cënohet nga një grup prej 5 vetësh të armatosur. 9 ditë nga supergrabitja në Rinas, ministri i brendshëm edhe në këtë interpelancë, nuk e dha një shifër të parave të grabitura, ndërsa tha se u grabit një sasi e konsiderueshme vlere monetare

“Ka patur hipoteza të shumta me nëse… sigurisht janë legjitime po nuk na cojnë gjëkundi. I gjithë diskutimi nuk është bërë në funksion të nxjerrjes së mësimeve, që gjëra të tilla mos ndodhin më në të ardhmen. Kjo linjë diskutimi më duket e tepruar, rëndësia e madhe duhet të fokusohet te ngjarja, për të parandaluar në të ardhmen. Nuk është ngjarje apokaliptike, siguria nuk mund të cënohet nga një grup prej 5 vetësh.

Ngjarja ka ndodhur më 9 prill, në orën 14:57, kur 5 persona të armatosur kanë hyrë në pistë, ku kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme vlerë monetare. Ngjarja është e njohur por është dëshmi e një sërie dështimesh që janë përgjegjëse për sigurinë në aeroport. Me ligj, miratuar para 15 vitesh, përgjegjësia i është transferuar kontraktori privat, nuk do ta kisha votuar kurrë këtë vendim, por duhet ta dini se vendimi për këtë, është marrë në këtë Kuvend dhe është pranuar, toleruar, pëlqyer 15 vite me radhë dhe ju e dini fort mirë se kush ka qenë në karrige gjatë 15 viteve.

Operatori privat ka njoftuar 5 minuta e 21 sekonda më vonë policinë e shtetit, pasi kishte marrë në rrugë të treta njoftimin. TIA ka njoftuar aviacionin 30 minuta pasi ka ndodhur ngjarja. Kontraktori privat nuk ka lejuar forcat e ndërhyrjes së shpejtë të hyjnë, porta nuk është hapur dhe e ka nën komandë kompania. Kjo është ngjarje e përsëritur. Nga gjithë kjo seri sulmesh, më 14/2/2017 u realizuar operacioni ‘Patriot’, u zbardhën dy ngjarje u identifikuan 9 përgjegjës prej të cilëve u arrestuan prej tyre.

Kush janë detyrimet e policisë? Në zbatim të ligjit për marrëveshjen e koncensionit, në pikën 12 thuhet: shoqëria është përgjegjëse për sigurinë në aeroport në përputhje me kontratën. Shoqëria do të sigurojë hyrjet për automjetet e këmbësorët. Zona e aeroportit me ligj është përgjegjësi e koncensionarit, ndërsa jashtë saj e policisë së shtetit. Ka patur një seri komunikimesh mes policisë dhe operatorit, janë rreth 12 komunikime ku policia kërkon marrje masash, ndërsa në korespondeca TIA ose është shprehur se nuk jeni ju organi për t’u marrë ose është heshtur.” u shpreh Lleshaj.

Zjarr Tv Ad