“Ne ishim ata që nisëm protestën e studentëve”, Xhaxhiu debat me Lisandër Hoxhën: Sa herë fut duart politika dështojnë protestat

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-nënkryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax News përballë moderatorit Rezear Xhaxhiu për të folur mbi situatën në Partinë Demokratike pas shumë kundërshtive që kanë lindur ndaj Bashës. Fillimisht, Lisandër Hoxha ka deklaruar se zgjedhjet një anëtar një votë në FRPD ishin një risi në Shqipëri, por kishin dhe problematikat e saj.

Gara për kreun e FRPD-së ishte risi në llojin e saj , megjithëse kishte një defekt. Anëtar i forumit quhej nëse ishe regjistruar online përpara kgarës. Njeri prej kandidatëve vendosi të bashkëpunonte me Call Center-at. Kisht endihmën e një oligarku dhe FRPD bashkë me PD, u kuptua loja dhe u shkrinë kandidatët. Unë dhashë dorëheqjen dhe iu bashkova Këlliçit”, tha ai. Sipas Lisandër Hoxhës, përçarja në PD filloi që në vitin 2017, kur u bë lista e kandidatëve dhe shumë emra të rëndësishëm mungonin. Ai më tej ka folur dhe për protestën studentore. Sipas Hoxhës, ishte FRPD që e nisi këtë protestë.

“Për pasojë kjo garë e unifikoi PD dhe fituam ne, në mënyrë që njerëz pa lidhje në PD të mos e menaxhonin. Që aty filloi krisja. Grupi i drejtuesve politik poshte Bashës, Arben Ristani, Fatbardh Kadilli, Eno Bozdo, asnjë prej tyre nuk u bë deputet  në vitin 2017, ndërsa anëtari humbës u bë deputet. Unë them që atëher filloi çarja. Në vitin 2016, për herë të parë një forum në Shqipëri organizoi një protestë të madhe pa ndihmë. Në vend që të merreshim një faleminderit për protestën gjigande, nuk na u tha asgjë. Ne dhamë kontributin tonë për fushaten. Pas humbjes turpëruese të 2017, PD ra në gjumë. Forumi rinor e mbajti gjallë PD-në. Në vitin 2018 filloi protesta studentore, mos kujto se e filluan fëmijët e ministrave, por të rinjtë e FRPD-së. Është një gjë që duhet të thuhet, mos të na vijë turp”, tha Hoxha.

Në këtë moment ka hasur dhe në kritikat e Xhaxhiut, i cili i tha se prandaj protesta ka dështuar. “ Prandaj dështoi. Sa herë fut dorën politika në protestat e studentëve dhe të rinjve dështon . Sigurisht që dështon. Ata studentët mund t’i kishit lënë pa i ndotur. Pse nuk i latë studentët”, i ndërhyri Xhaxhiu. Hoxha këmbënguli se ata jo thjesht iu bashkuan por ishin ata që e nisën këtë protestë dhe më pas ia lanë në dorë studentëve.

“E ke gabim. Ne nuk u bashkuam, ne e filluam. PS iu bashkua. Ne i lamë të lirë. FRPD-së i takon medalje ari për protestat.  Z.Basha nuk ka vlerësuar asnjë nga bashkëpunëtorët e tij. Duke qenës se vetë ka arritur kollaj në pozicionet që ka pasur, nuk ka vlerësim për ata që kontribuojnë. Në vitin 2017 kemi bërë një mbledhje 6 orë e gjysëm me Bashën. Unë po të isha kryetar partie, të merrja ato kritikam, do të lija xhaketën dhe nuk do ktheja më kokën pas. Ka pasur debate por nuk janë ekspozuar në media. Unë jam kritik që nga viti i kaluar. Bëra reagimëet e miaj dhe u mundova me mish e shpirt që kjo parti të mos humbi busullën“, u shpreh Lisander Hoxha.

Në fund Hoxha tha se mes Bashës dhe Berishës, ky i fundit ka fituar dhe është kryetari i vërtetë i PD-së. “Nuk më duket beteje Berisha-Basha. E ka humbur Basha betejën. Është duke shtruar rrugën për një largim të mundshëm kur një ditë të largohet fizikisht nga zyra ku mban vulën. Po afron 11 dhjetori, dhe e di çdo shqiptar sot se zotëria është kryetari nga zyra, ndërsa Berisha është me mijëra shqiptarë në Foltore”, tha ai.

Zjarr Tv Ad