“Ne jemi çliruar nga hijet e së shkuarës”, Lulzim Basha thirrje mbështetësve të Berishës: Ai e ka kaluar vijën e kuqe, ju jeni në kohë t’i thërrisni arsyes

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD Lulzim Basha ka thënë nga Kurbini se demokratët janë çliruar nga hijet e së shkuarës dhe nuk do t’i bëjnë më ato gabime. Duke iu referuar Sali Berishës, ai tha se ish-kryeministri dhe disa nga njerëzit që i shkonin pas më 8 janar e kanë kaluar vijën e kuqe dhe partia që ai drejton u tregoi derën.

Për mbështetësit e Sali Berishës kishte një mesazh, që t’i thërrasin arsyes sepse dora e tij dhe gjithë demokratëve do jetë e shtrirë për ta.

“Ata e kanë kaluar vijën e kuqe. Vija e kuqe është dhuna. Kjo ka dy rrugë, ose i lëmë të na shkatërrojnë ose bëjmë atë që bëri PD. Ata që ishin në oborr kanë ende kohë t’i thërrasin arsyen, kanë të gjitha arsyet të jenë këtu me ne në betejën me Edi Ramën. Këtu do kenë të garantuar të drejtën për të folur pa i ndërprerë askush”, tha ndër të tjera Lulzim Basha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD në Kurbin:

Veprat tona kanë folur qartë kur SHBA përcaktuan si persona të shpallur non-grata persona të botës së krimit të lidhur me PD. Edhe unë kam marrë të njëjtin vendim më 9 shtator, duke menduar se Sali Berisha do ua kursente demokratëve atë që bëri dhe po bën në këto ditë. Të njëjtin standard e ka mbështetur dhe ai, por për fat të keq interesat personale u mbivendosën sakrificave të gjithë shqiptarëve.

Ata që duan ta përçajnë PD, që duan ta shkatërrojnë, e bëjnë për hesap të tiranisë së korrupsionit dhe kreut të tyre që është Edi Rama. Atyre do ju themi ndal ose jashtë. Një grusht njerëzish janë këta. Ndërsa një pjesë tjetër përhumbet pas imazheve të së kaluarës. Por dhe ata janë njerëz, njerëz me gabime shumë të mëdha që po hedhin demokratët kundër njëri-tjetrit.

Ata e kanë kaluar vijën e kuqe. Vija e kuqe është dhuna. Kjo ka dy rrugë, ose i lëmë të na shkatërrojnë ose bëjmë atë që bëri PD. Ata që ishin në oborr kanë ende kohë t’i thërrasin arsyen, kanë të gjitha arsyet të jenë këtu me ne në betejën me Edi Ramën. Këtu do kenë të garantuar të drejtën për të folur pa i ndërprerë askush.

Për ta distancimi nga dhuna është kushti i vetëm dhe për ta, distancimi nga dhuna dhe kthimi te kuvendimi, te debati, pa asnjë parakusht, dora ime, dora juaj, dora e demokratëve mbetet e shtrirë për t’i rikthyer në familjen tonë. Kjo bëhet për një parim të shenjtë, në sytë e të gjithë shqiptarëve.

Ne jemi çliruar nga hijet e së shkuarës. Ne i kemi pranuar gabimet e së shkuarës. Ne jemi të vendosur të mos i pranojmë më ato. Duhet të afrojmë njerëzit e vlerave, jo t’i largojmë ata.

Zjarr Tv Ad