Ne jetuam bashkë një përrallë të bukur…të bukur, por përrallë/ Aktori i njohur Gabriel Garko pranon që është homoseksual!

0
6

I ftuari special i mbrëmjes së kaluar në “Grande Fratello VIP” në Itali ishte aktori i njohur Gabriel Garko, emri i vërtetë i të cilit është Dario Oliviero.

Garko realizoi një takim me ish-partneren e tij, aktoren Adua Del Vesco, me të cilën ishte i fejuar nga viti 2015 deri në vitin 2018.

Aktori kishte shkruar një letër për Adua-n, ku foli për marrëdhënien e tyre dhe faktin që tashmë kishte gjetur veten dhe kërkonte të jetonte i lirë.

Megjithëse nuk e tha në mënyrë të drejtpërdrejtë, Garko la të kuptohet para kamerave se po fliste për seksualitetin e tij.

“Të kam shkruar një letër dhe dua ta lexoj. Adua, Rosalinda [emri i vërtetë i Adua-s], ti kurrë nuk më ke thirrur Dario [emri i vërtetë i Gabriel Garko-s] apo jo? Një djalë që e fshiva, e vrava dhe dua ta kthej në jetë. E di që këto gjëra që do të them do të vijnë si surprizë për ty, jo sepse ti nuk e di, por sepse nuk e di që do t’i them këtu.

Ne jetuam bashkë një përrallë të bukur…të bukur, por përrallë. Dhe në përralla ka nga ata që dëgjojnë, nga ata që shkruajnë dhe nga ata që i interpretojnë. Dua të të them të bësh si unë, të gjesh fëmijën brenda teje. A të kujtohet kur të thashë në Sanremo se doja të bëja gjërat e mia? Këtu dhe atje pata guximin të filloj të jetoj, thashë moshën time të vërtetë. Atje, fëmija u kthye në jetë dhe sot më shumë se kurrë dua të të them se nuk gjej dot më një maskë që më përshtatet.”- rrëfeu aktori mes emocionesh.

Mes emocioneve, Gabriel Garko rrëfen se është gay

Mes emocioneve, Gabriel Garko rrëfen se është gay

Gjithashtu, Garko pranoi se vetëm tashmë kishte mundur të ishte i lirë nga karakteri që e kishte mbërthyer prej vitesh, të cilit iu referua me “sekreti Pulcinella”. Në kulturën napolitane, ky karakter hiqet sikur s’di asgjë kur në fakt di shumë gjëra, apo e anasjellta.

Kur u pyet nga moderatori se ç’nënkupton sekreti Pulcinella, aktori u shpreh:

“Nuk mendoj se ka nevojë për shumë shpjegime. Jemi në 2020-n.”

Për të gjithë ata që duan ta dëgjojnë edhe njëherë nga goja e tij këtë “sekret”, Gabriel Garko do të jetë i ftuar në një intervistë për të vërtetën me Silvia Toffanin, më datën 3 të muajit tetor.