Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, është vënë në prangat e policisë së Tiranës.
I arrestuari është Donald Rushiti, 24 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap në orët e vona të mbrëmjes së të hënës.
I riu rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vrasje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.
Kjo pasi ndaj tij Gjykata e Torinos në Itali ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.
Nga akuzat të cilat rëndojnë ndaj tij, 24-vjeçari rrezikon 21 vjet burg.