Në kërkim për drogë, kush është 30-vjeçari që lëvizte me dokumente të falsifikuara

0
346
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Finalizohet operacioni i koduar “Teleferiku”, ndersa ne pranga ka nje nje person i shpallur ne kerkim, i dënuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

NJOFTIMI I POLICISE
Mesditës e sotme, Njësia Speciale FAST ALBANIA, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për lëvizjen e një personi të shpallur në kërkim, i cili qarkullonte me dokument të falsifikuar për t’iu shmangur identifikimit nga punonjësit e Policisë, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Teleferiku”.

Si rezultat i mirorganizmit, në vendin e quajtur “Rruga e Teleferikut” është bërë lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit të shpallur në kërkim Julian Çela, 30 vjeç, banues në Tepelenë.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim, pasi në vitin 2015, Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.

Në momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjet një dokument i falsifikuar, me fotografinë e tij dhe të dhënat e vëllait të tij, me qëllim që t’i shmangej identifikimit nga ana e punonjësve të Policisë.

Njësia Speciale FAST ALBANIA ka grumbulluar shumë informacione për persona të shpallur në kërkim, të siguruara qoftë në rrugë operative, por edhe nga qytetarët, pas publikimit në media të personave të kërkuar.

Në bashkëpunim me Njësinë Speciale ENFAST dhe me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, Njësia Speciale FAST ALBANIA po vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Zjarr Tv Ad