Në kërkim për trafik droge, çfarë u zbulua tjetër për ish-policin e arrestuar në Tiranë

0
195
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ish-polic i shpallur në kërkim për drogë, është arrestuar pasditen e kësaj të enjteje në Tiranë, teksa ndaj tij rëndojnë edhe akuza të tjera.

Nga ana e efektivëve të policisë nr.4, u bë arrestimi në flagrancë i ish-punonjësit të policisë të shpallur në kërkim Saimir Oruçi, 31 vjeç.

Kjo pasi ndaj ish-policit Gjykata e Krujës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndërkohë ditën e djeshme, gjatë kontrollit të banesës, policia i gjeti një armë zjarri pistoletë me 7 fishekë.

Njëkohësisht ndaj tij ka bërë kallëzim edhe bashkëshortja e tij për dhunë fizike dhe psikologjike sistematike ndaj saj.

Ndaj të arrestuarit materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Zjarr Tv Ad