Në kërkim për vjedhje, pranga të riut në Peqin

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Peqinit ka arrestuar një 19-vjeçar, ndaj të cilit gjykata kishte caktuar masën e “arrestit me burg”, pasi dyshohej për vjedhje me pasoja të rënda. I riu u arrestua, pasi ishte dënuar nga gjykata, për një rast vjedhjeje, ku kishte pasur edhe bashkëpunëtorë.

Njoftimi i policisë:

Peqin

Vijon puna për kapjen e personave  të shpallur  në kërkim.

Kapet dhe ndalohet autori i katërt  i dyshuar për “Vjedhje me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin,  në vijim të punë për kapjen e personave të shpallur në kërkim,  bazuar në informacionet e marra në rrugë operative  kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit   S.I.,  19 vjeç,  banues në Peqin, i cili ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Peqin.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan,  ka vendosur masën e sigurisë ” Arrest në burg”, pasi më datë 08.05.2019 , në Peqin, ky shtetas në bashkëpunim me shtetasit  B.H., M.Ll., dhe E.Sh.,  të cilët janë  arrestuar më parë, kanë hyrë në banesën e shtetasit S.Z.,   dhe kanë vjedhur një sasi parash

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për  veprimet e mëtejshme.

 

Zjarr Tv Ad