Në kërkim të 8 alpinistëve, u zhdukën në Himalaje

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një grup prej 8 alpinistësh janë zhdukur gjatë ngjitjes në Himalaje në Indi.

Katër britanikë, dy amerikanë, një australian dhe një indian u zhdukën gjatë ekspeditës së tyre.

Tetë të zhdukurit ishin pjesë e një ekipi prej 12 vetësh, të cilët u nisën nga fshati Munsiyari më 13 maj. Por 12 ditë më vonë, më 25 maj, vetëm katër prej grupit u kthyen në kampin bazë.

Grupi duhej të arrinte në kampin bazë më 26 maj. Kampi bazë ndodhet në lartësi prej 6,500 metra mbi nivelin e detit.

 

Zjarr Tv Ad