Në këtë vend, babai dhe vëllezërit dikur i puthnin vajzat e shtëpisë në buzë

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E “drejta e puthjes” ishte një pjesë e një ligji të së  drejtës romake. “Ius osculi”, ishte ligji që detyronte  një grua  të puthte çdo ditë babain, burrin dhe vëllain në buzë.

Gjesti thjesht afektoz më shumë shërbente që meshkujt e familjes të kontrollonin nëse gruaja kishte pirë alkool apo jo. Kështu ata zbatonin një ligj të vjetër që i ndalonte grave të pinin alkool. Nëse këto të fundit konsumonin pije alkoolike mund të dënoheshin edhe me vdekje.

Nëse burri arrinte të kuptonte se gruaja e tij kishte pirë verë, mund edhe ta vriste duke gëzuar dakordësinë e të afërmve të saj. Ky ligj vlente vetëm për gratë e martuara e jo për prostitutat apo balerinat.Motivi pas kësaj mase ligjore ishte numri i lartë i aborteve që ndodhnin si pasojë e konsumomit të alkoolit.

Zjarr Tv Ad