Në Kiev mbahet Parada e Krenarisë

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mijëra mbështetës të të drejtave të komunitetit LGBT po marshojnë në rrugët e kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, nën masa të rrepta të sigurisë.

Organizatorët e “Marshit për Barazi” thonë se presin që dhjetëra mijëra persona të marrin pjesë në këtë paradë.

Dhjetëra diplomatë perëndimorë po ashtu po marrin pjesë në këtë ngjarje.

Policia tha se nëntë persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë dashur të provojnë pjesëmarrësit në Paradën e Krenarisë.

Organizatorët thonë se qëllimi i tyre është që të provojnë “respektimin e plotë” të pjesëtarëve të komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual, transgjinor”.

Parada e Krenarisë mbahet në Kiev që prej vitit 2016 dhe zakonisht është përcjell me protesta të kundërshtarëve, përfshirë këtu edhe të aktivistëve të krahut të djathtë si dhe përfaqësuesve të organizatave fetare.

 

Zjarr Tv Ad