Në Korçë mbyllen zyrat për 4 ditë/ Kanë rezultuar pozititv me corona*virus 8 punonjës

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Hipoteka e Korçës, është kthyer në një vatër të nxehtë të përhapjes së Corona*virusit, ku vetëm në 24 orët e fundit 6 punonjës të saj, kanë rezultuar pozitiv me corona*virus, duke e çuar numrin total të personave të prekur në 8-të.

2 punonjëset e para që rezultuan pozitiv, u identifikuan në datën 15 Tetor, pra rreth një javë më parë, ku duhet theksuar se tamponet për të tjerët, kanë dalë me disa ditë vonesë.

Gjatë ditës së djeshme, drejtoria vendore e institutit të shëndetit publik, në zbatim të masave për parandalimin e Corona*virusit, ka kërkuar mbylljen e këtij institucioni, ndërkohë, që drejtoresha e ASHK-së Besa Spaho, ka urdhëruar mbyllje nga data 21, deri në datën 25-së.

Gjatë këtyre katër ditëve, do të merren masat për dizinfektimin e ambienteve të Hipotekës, si dhe do të pritet përgjigja për punonjës të tjerë, të cilët kanë qenë kontakte me personat që kanë rezultuar pozitiv.

Edhe pse maska është bërë e detyrueshme në të gjitha ambientet, zyrat e administratës, janë bërë shpesh burim infeksionesh në vendin tonë, ku duket e vështirë ndërprerja e zinxhirit të kontakteve.

Zjarr Tv Ad