Në Kosovë regjistrohet 1 viktimë dhe 71 raste me covid-19/ Janë shënuar 9 humbje jete në Maqedoninë e Veriut

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 71 raste të reja të infeksionit Covid dhe 1 viktimë

Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të identifikuarve me Covid që prej fillimit të pandemisë është rritur në 14.763 kurse totali i vdekjeve 601.

Maqedonia e Veriut ka raportuar për 98 raste të reja infeksioni dhe 9 vdekje Covid gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas autoriteteve në vend, totali i të identifikuarve pozitiv me koronavirus është rritur në 15 928 për një total prej 661 viktimash që prej fillimit të pandemisë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 13 418.

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 74 raste të reja infeksioni dhe 2 viktima.

Sipas autoriteteve, totali i rasteve Covid ka shkuar në 32,511 kurse numri i përgjithshëm i viktimave 735.

Zjarr Tv Ad