Në krah të Ronaldo dhe De Bruyne, “France Football” vlerëson Hysaj

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një skuadër me Cristiano Ronaldo dhe Kevin De Bruyne. Elseid Hysaj do ta mbajë mend gjatë ndeshjen kundër Islandës. Me shiritin e kapitenit në krah, mbrojtësi ndihmoi kombëtaren e Shqipërisë në fitoren 4-2, duke shënuar edhe golin e tij të parë me ngjyrat kuqezi.

France Football

Jo vetëm kaq, pasi paraqitja në ndeshjen e 10 shtatorit në “Elbasan Arena” i ka lejuar futbollistit të Napolit të fitojë një vend në formacionin më të mirë të zgjdhur nga prestigjozja “France Football”. Revista franceze vendos Hysaj në skuadrën ideale pas xhiros së gjashtë të ndeshjeve në eliminatoret e Euro 2020.

France Football 1

Në modulin 4-1-4-1, anësori kuqezi fiton një vend në mbrojtjen e formuar bashkë me qendërmbrojtësin e Francës, Clement Lenglet, atë të Austrisë, Aleksandar Dragovic dhe mbrojtësin e majtë të Gjermanisë, Marcel Halsterberg. “Në krahun e djathë, ne do të vendosim Elseid Hysajn, për aksionin e golit të tij të bukur ndaj Islandës dhe në përgjithësi për paraqitjen e tij në të dy fazat e lojës”, komenton “France Football” në zgjedhjen e mbrojtësit shqiptar.

Një tjetër vlerësim për Hysaj, që fiton një vend mes yjeve të futbollit europian që shkëlqyen në ndeshjet e fundit eliminatore si Cristiano Ronaldo, De Bruyne, Barrela apo Sancho.

Zjarr Tv Ad