“Në kulmin e energjive dhe angazhimeve”, Presidenti Meta shpreh ngushëllimet për Ilir Dashin: I prekur thellë nga humbja e mikut të paharruar

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-politikanit dhe ish-biznesmenit Ilir Dashi.

“Shumë dhembje për ndarjen e tij nga jeta, në kulmin e energjive dhe angazhimeve të shumta”, shprehet presidenti Meta.

Dashi jetonte prej disa vitesh në Afrikë, por së fundmi u kthye në Shqipëri ku edhe mbylli sytë, pas një beteje me sëmundjen e rëndë.

Mesazhi i Metës:

I prekur thellë nga humbja e parakohshme e mikut të paharruar, Ilir Dashi.

Shumë dhembje për ndarjen e tij nga jeta, në kulmin e energjive dhe angazhimeve të shumta.

Ngushëllimet më të ndjera familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij!

Të prehet në paqen e merituar!

Zjarr Tv Ad