Në lidhje me gruan e martuar, zbulohet historia që i mori jetën të riut në Tiranë

0
381
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia ka arritur të zbulojë motivet e rënda që çuan në vrasjen e 34-vjeçarit Arben Gjeci në Zallbastar, ku janë  vënë në pranga 3 persona.

Shkak për vrasje është bërë një një lidhje dashurie e viktimës me një grua të martuar.

Konkretisht, 20-vjeçarja, E. Cani ishte e martuar me shtetasin D.K., 29 vjeç, por se prej kohësh ishte në një lidhje me viktimën.

Bashkëshorti i 20-vjeçares, D.K. , 29 vjeçe dyshonte se gruaja kishte një lidhje jashtëmartesore dhe për këtë ka vënë në dijeni vëllain e saj E.Cani, 31 vjeç. Të dy bashkë e kanë ruajtur dhe e kanë kapur teksa është takuar me 34-vjeçarin, të cilin më pas e kanë dhunuar rëndë duke i shkaktuar  dëmtime të mëdha.

Ndërkohë që e reja, për të mbrojtur vëllain nuk ka treguar në polici, ndaj është vënë në pranga.

Policia i ka vënë të tre në pranga për vepra të ndryshme penale, ku me veprimet dhe mosveprimet e tyre, i shkaktuan vdekjen 34-vjeçarit Arben Gjeci.

Zjarr Tv Ad