Në Mitrovic shënohet “Dita e Plisit” në kullën e Isa Boletini

0
131
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në këtë manifestim, pos familjarëve të heroit Isa Boletini, morën pjesë edhe shumë qytetarë nga e gjithë Kosova si dhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Pasardhësi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini ka thënë se Mitrovica sot ka fol ndryshe, ndërsa Boletini ka shkëlqyer me plisa.

“Kam emocione sot, sepse Mitrovica sot ka fol ndryshe. Mitrovica ka fol me plisa, Boletini shkëlqen me plisa. Sikur të ishte Isa, gjallë do të ishte krenar sot me ne”, theksoi Boletini.

Ndërsa, kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, tha se dikush dëshiron ta ndaj Mitrovicën dhe territorin e Kosovës, mirëpo siç tha ai një gjë e tillë nuk do të ndodh.

Bahtiri në këtë manifestim foli edhe për kërcënimet e marra kohëve të fundit për iniciativën që ka ndërmarr për përurimin e urës së Ibrit.

Ai nga kulla e Boletinëve u dërgoi ‘selame’ atyre që duan ta ndajnë Mitrovicën dhe Kosovën, duke  iu thënë se goxha punë do t’iu dal.

“Dikush dëshiron të na ndaj Mitrovicën, e këtë territor. Por, ta dini se sa është gjallë qyteti i Mitrovicës dhe Isa Boletini kjo nuk do të ndodh. Kemi amanet nga ata qe kanë rënë për këtë tokë. Bahtiri do t’ju prin deri në fund, pavarësisht kërcënimeve se askush s’më frikëson. Ju bëj të fala atyre që mos ta prekin Mitrovicën dhe territorin e Kosovës se goxha punë do t’iu dal me neve”, ka thënë Bahtiri.

Ndryshe, manifestimi “Dita e Plisit”, i cili është edicioni i pestë me radhë filloi me homazhe nga shtatorja e Isa Boletinit, në Mitrovicë dhe më pas vijoi në kullën e heroit Isa Boletini, në fshatin Boletin.

 

Zjarr Tv Ad