Në Mitrovicë të Veriut shfaqen grafite për “rezistencë” ndaj vendimit për targat

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Mitrovicën e Veriu të dielën, më 13 nëntor, u shfaq një mesazh i ri nga e ashtuquajtura “Brigada Veri”, përmes së cilit u bë thirrje për “rezistencë” nga 21 nëntori, kur Qeveria e Kosovës ka thënë se do të nisë gjobitjen e shoferëve që kanë targa të lëshuara nga Serbia.

“Që nga 21 nëntori është detyrë e të gjithëve të rezistojnë në çdo hap! Brigada Veri”, thuhet në grafitet që janë shfaqur në Mitrovicë të Veriut.

Grafitet me ngjyrë të kuqe, të kaltër dhe të bardhë u panë në qendër të Mitrovicës së Veriut – komunë e banuar me shumicë serbe që gjendet në veri të Kosovës – pranë monumentit të Car Llazarit, sheshit kryesor të qytetit dhe në rrugën Krajl Petra.

Fotografitë e këtyre grafiteve janë publikuar edhe në faqen në Instagram të titulluar “Jo dorëzim, KM mbetet”.

Zjarr Tv Ad