Ëalter Mercado, personaliteti televiziv dhe astrologu shumë i dashur, parashikimet e së cilit mbërthyen para ekranit shumë njerëz në Amerikën Latine për rreth gjysmë shekulli, ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeçare. Mercado vdiq në spitalin Auxilio, në San Juan. Shkak i vdekjes u bë mosfunksionimi i një veshke. Burri ndërroi jetë ditën e shtunë.
Njeriu që lajmëroi vdekjen e astrologut nuk ishte i autorizuar për të dhënë shumë detaje. Madje, ai nuk tregoi as prej sa ditësh kushe qenë i shtruar në spitalin në Florida 87-vjeçari nga Puerto Rico.
Mercado, i cili lindi në Ponce, në një familje të mbështetur në besime fetare dhe shpirtërore, punoi për disa stacione televizive përpara se të transferohej në Floridan e Jugut.
Aty ai nisi të merrte famë për shkak se jepte çdo ditë horoskopin në gjuhën spanjolle në televizion. Parashikimet e tij të suksesshme përfshijnë edhe fitoren e Bill Clinton në zgjedhjet Presidenciale në SHBA, në vitin 1992.
Astrologu gjithashtu parashikoi në mënyrë të saktë vdekjen e Nënë Terezës rreth një vit para se bamirësja të ndërronte jetë si dhe lindjen e një prej djemve të Julio Iglesias.