Shkollat publike në New York do të mbajnë një minutë heshtje çdo vit, për të kujtuar dhe nderuar viktimat që humbën jetën në sulmin e 11 shtatorit të vitit 2001.
Është ky ligji i ri që ka firmosur guvernatori i New York, Andrew Cuomo. Sipas deklaratës së publikuar nga zyra e tij, ky ligj synon të inkurajojë dialogun dhe edukimin në klasat, si edhe të sigurojë që gjeneratat e ardhshme të kuptojnë se sulmi terrorist në vitin 2001 i mori jetën më shumë se 3.000 njerëzve”.
“Shtatori i vitit 2001 ishte një nga periudhat më të errëta të këtij shteti dhe të historisë së kombit tonë dhe ne u detyrohemi atyre që humbën jetën dhe heronjve të vendit që vrapuan drejt rrezikut të asaj dite dhe ditëve që pasuan ku duhej të bënim gjithçka për të mbajtur gjallë kujtesën e tyre”, shprehet Cuomo.
Gurvenatori shtoi se “duke vendosur këtë ditë të përvitshme kujtese dhe një minutë heshtje në shkollat publike, ne do të ndihmojmë që mos të harrojmë kurrë, jo vetëm dhimbjen e atij momenti por kurajën, sakrificën dhe përkushtimin që përcaktoi dhe përgjigjen tonë”.
Legjislacioni u mbështet edhe nga senatori i shtetit Joseph P.Addabbo dhe anëtarja e asamblesë legjislative Stacey Pheffer Amato, duke hyrë menjëherë në fuqi.