“Në një festë ‘syneti’, Basha foli për hapjen e shoqatës së tij”- Agron Gjekmarkaj ironizon Kuvendin e PD: Edhe Enver Hoxha i kishte vetë postet kryesore! Ai na doli emërimi me famëkeq i Sali Berishës

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar lidhur me Kuvendin Kombëtar të PD-së së drejtuar nga Lulzim Basha, të mbajtur ditën e sotme.

Përmes një postimi, Gjekmarkaj ironizoi marrjen nga ana e Bashës edhe të postit të kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, duke thënë se diçka të tillë e bëri edhe diktatori Enver Hoxha për vite me radhë brenda partisë së tij dhe shtetit shqiptar.

Ai shtoi gjithashtu se Basha doli shakaja më e madhe dhe emërimi më i keq i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Reagimi i Gjekmarkajt:

Enver Hoxha i pat mbajtur per disa vjet postet kryesore të shtetit dhe të Partisë. Sekretar i Parë, Kryeminister, Minister i jashtem dhe i mbrojtjes. Pas vitit 1952 edhe ai hoqi dore e mbajti vetem atë të Sekretarit të parë. Në një “festë syneti” sot Lulzim Basha i cili foli per hapje të shoqates së tij u shpall i perjetshem , i pergjithshem dhe mori per vete një mori postesh imagjinare. Pastaj fap e fap perjashtoi po në menyrë imagjinare ata që nuk i ka. I paaftë që të turperohet pas 18 vitesh në politike foli per politike të re kunder se vjetres. Kerkoi ndjese.

Kujt !? Kush do t’ja dijë për ndjesen e tij ! Foli per emerime të gabuara që paskesh bërë. Ai na doli shakaja më e madhe dhe emerimi më fatkeq i Sali Berishes. E zgjodhi të ngratin, duke prishur garen dhe injoruar kontributet në PD per veset jo per virtytet me konceptin e kontrollit total mbi të e të partisë pronë. Ja futi si kurrkush, si skuth qe pret çastin i pazoti për të bërë betejen e ndarjes me kulturen politike, pa patur kurrë një projekt. Flet per njerzit , per demokratet pasi ju pegëren investimin, mundin per karrigen dhe pasurite e tyre . Pa u skuqur pa u zverdhur me lekuren si sholle kepucet i rrejten per hallet e tyre ore e çast. PD duhet të bashkohet, që të filloje rritjen, të debojë mentalitetin punist të liderve dhe ushtarve të perjetshem. Ajo ka nevojë për garë dhe institucione të verteta të cilat i japin asaj lidership fitues perndryshej do ti mbetet vetem e kaluara si kujtim dhe copat aktuale si fosile në xhepat e rrenuesve të panginjur e të pa cipë.

Zjarr Tv Ad