Në Norvegji, kanë humbur jetën 13 të moshuar, pasi morën vaksinën.
Një ngjarje e tillë, ka bërë që zyrtarët norvegjezë, të rishikojnë këshillat e tyre për të gjithë ata persona që marrin vaksinën.
Ndërkaq, në total 23 qytetarë, kanë humbur jetën pasi morën vaksinën e Pfizer. Të gjitha rastet u shënuan tek pacientë në shtëpitë e të moshuarve, mbi moshën 80 vjeç. Efektet kryesore që kanë ndjerë personat para se të humbisnin jetën, ishin ethe, të përziera dhe diarre.
“Nuk ka ndonjë lidhje të caktuar midis këtyre vdekjeve dhe vaksinës. Ajo që themi është se nëse keni pacientë shumë të dobët, shumë të sëmurë dhe që kanë një jetëgjatësi të shkurtër, duhet të bëni një vlerësim shtesë të përshtatshmërisë së vaksinimit të këtyre pacientëve”, është shprehur Steinar Madsen, mjeku kryesor i Agjencisë.
“Ekziston një mundësi që këto reaksione anësore të zakonshme, të cilat nuk janë të rrezikshme për pacientët më të rinj, mund të përkeqësojnë sëmundjet tek të moshuarit”,– ka thënë Madsen.
“Ne nuk jemi të alarmuar për këtë, sepse këto janë dukuri shumë të rralla dhe ato ndodhën në pacientë shumë të dobët me sëmundje shumë të rënda”,- ka theksuar ai.
Në raportin që ka kryer Agjencia Norvegjeze e Barnave, është shprehur se; një total prej 29 personash, kishin pasur efekte anësore nga vaksinimi, 21 gra dhe tetë burra. Në shtetin nordik, më shumë se 30.000 persona janë vaksinuar në javët e fundit. Kujtojmë që në Norvegji, është duke u aplikuar vaksina Pfizer.