“Në PD po ndodh “një elem*inim”, deputeti socialist: Ne nuk i fikim kurrë motorët elektoralë, jemi gati për zgjedhje gjithmonë

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PS për qarkun e Gjirokastrës, Laert Duraj ka dhënë një intervistë për Fax News ku ka folur lidhur me projektbuxhetin e vitit 2022 dhe projektet e reja të cilat pritet të finalizohen me miratimin e këtij buxheti që siç e cilësoi edhe ai vetë, është më i madhi në historinë e Shqipërisë.

Por ndër të tjera, ai u shpreh edhe për situatën brenda PD, për të cilën tha se kjo ishte një fazë “evolucioni” duke e konsideruar dhe përmbledhur edhe me fjalën, duke ju referuar veprimit që Basha ndërmori duke përjashtuar Berish nga grupi parlamentar. Duraj foli edhe përsa i përket përgatitjeve të PS për zgjedhjet e ardhshme duke u shprehur se ata nuk i “fiknin” asnjëherë motorët e fushatës elektorale dhe se në këtë  mënyrë ishin gati nëse do kishte zgjedhje të reja.

Çfarë mendimi keni për debatet mbi projekt-buxhetin 2022? Opozita ka sulmuar ndërsa Balla tha se ky ishte buxheti më i lartë në 30 vite.

Tek komisioni I veprimtarive prodhuese dhe sipërmarrjes në fakt debatet kanë qenë të moderuara, normale që buxheti është pjesa më e zjarrtë e debatit parlamentar, pasi palët kanë qëndrime të ndryshme. Në buxhet sigurisht që do mbajmë qëndrimin tonë sit ë majtë, pasi kemi qasje të ndryshme ndaj shtresave në nevojë. Gjithmonë si shqiptarë që jemi argumentet tona i shqoërojmë me tone të larta zëri, porn ë përgjithsësi fryma ka qenë pozitive.

Patjetër që ky është buxheti më i madh, jo vetëm në shifra po në konceptin gjithëpërfshirës që ka. Sot kishim debate me ministren e transportit, mund të kapemi edhe me këtë pjesë që në buxhet do marrrë investime konkrete të cilët më parë në Shqipëri nuk ishin bërë, sidomos kur flasim për transportin ajror që është celësi i një turizmi elitar me hapjen e aeroporteve të cilat do të ndërtohen në vend. Pra ka shumë projekte të cilët do të përfshihen në projekt-buxhet.

Situata brenda PD

Mendoj që opozita është pasuri e Shqipërisë, një parti si ajo do I nënshtrohet procesit të evolucionit, më shumë sesa një lloj drejtimi i kontrolluar. Në thonjëza apo me humor, duhet të ndodhë edhe atje një “Atvrasje”. A ka ndodhur apo është në tentativë? Këtë nuk mund ta përcaktojmë. Të presim dhe të shohim. Por besoj se në tërësi partia Demokratike si një e mirë e shoqërisë tonë të dijë ta menaxhojë këtë situatë, Zgjedhjet e 30 qershorit u quajtën të ligjshme nga gjykata Kushtetuese

Më besoni se unë kam shumë vite si anëtar dhe e di qasjen që kemi ne. Nuk fiken ndonjëherë motorët e zgjedhjeve. Pasi kalojnë dy javët e para pas zgjedhjeve ne menjëherë jemi në fushatë. Hera e tretë që morëm mandatin por mund të kishim menaxhuar më mirë në disa zona zgjedhore. Ju siguroj që cdo ditë që kalon na bën më të ndërgjegjshëm për atë që do vijë.

Zjarr Tv Ad