“Në PD vjen era vetmi dhe dëshpërim”/ Balliu: Foltorja është zëri i çdo qytetari

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish deputeti i PD Klevis Balliu komentoi përplasjet dhe zhvillimet në PD. I ftuar në emisionin Zona Zero me Thimi Samarxhi, Balliu deklaroi se firmat e mbledhura të antarësisë janë në zyrën e Edi Palokës, 5 hapa larg vendit ku rri Gazmend Bardhi. Duke hedhur poshtë akuzat e këtij të fundit ndaj ish kryeministrit Berisha.

Nuk i çuam firmat në Kinë, por i çuam në zyrën e Edi Palokës, 5 hapa larg zyrës së Gazment Bardhit. Është qesharake të thuash që luajtën bllofin. A nuk i njeh Gaz Bardhi këto struktura demokratike që dhanë firmën. Si nuk i njeh ai këto? Këto firma bëhen në bazë të database-it që ka PD. Verifikimi në Kuvend, bëhet gjatë Kuvendit,” tha Balliu.

Ky i fundit tha se Foltorja ka pasur një impakt pozitiv në shoqëri pasi i ka dhënë të drejtën e fjalës çdo qytetari.

Nuk e kuptoj pse Gaz Bardhi lexonte statusin e 2010-s, se shiko se ata kanë rënë në një dëshpërim, në një depresion, janë futur brenda 4 mureve të Bashës që vjen era vetmi, era depresion. Kjo Foltore shkoi edhe përtej Partisë Demokratike, se i dha zë çdo shpirti e qytetari të thjeshtë. Sa kohë ka që një parti politike nuk e bën këtë?,” u shpreh ish-deputeti.

Zjarr Tv Ad