Në përfundim të misionit si ambasadore/ Zbulohet detyra e re e Yuri Kim

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas detyrës së saj si ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës zbulohet posti i ri që do të mbajë Yuri Kim.

CNA mëson se Yuri Kim është emëruar zëvendësndihmëssekretare kryesore për Çështjet Europiane në DASH.

Ajo do ta nisë detyrën e saj të re në 10 Korrik.

Yuri Kim mbërriti në Tiranë si ambasadore e SHBA-së në Republikën e Shqipërisë në janar të vitit 2020.

Ambasadorja Kim ka punuar në sfidat kryesore të politikës së jashtme dhe të sigurisë kombëtare në Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme. Ajo ishte drejtore e Çështjeve të Evropës Jugore, përgjegjëse për Turqinë, Greqinë, Qipron dhe rajonin më të gjerë të Mesdheut Lindor, si dhe drejtoreshë e Zyrës së Sigurisë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake, përgjegjëse për NATO-n dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Kim ka qenë më parë shefe e stafit të Zëvendës Sekretarit të Shtetit dhe drejtoreshë e Qendrës për Studimin e Sjelljes së Diplomacisë. Më herët në karrierën e saj, Kim ishte Asistente Speciale e Sekretarit Colin Poëell si dhe Asistente Speciale e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit.

Detyrat jashtë shtetit përfshijnë Turqinë, Irakun, Republikën e Koresë, Japoninë dhe Kinën./ CNA

Zjarr Tv Ad