Në prag të finales së Champions League, plas sherri në rrugët e Portos mes tifozëve të City-t dhe Chelsea-s dhe policies

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Finalja e Champions League është eventi, që kulmon këtë sezon shumë të gjatë dhe intensiv futbollistik në Europë. Manchester City dhe Chelsea do të përballen në aktin e fundit të kompeticionit më të rëndësishëm kontinental, me të dyja skuadrat që tashmë kanë edhe mbështetjen e tifozëve të tyre.

Por siç ndodh jo rrallë me tifozët anglezë, jo gjithnjë atmosfera në prag të një finaleje të një kompeticioni të rëndësishëm mbetet nga fillimi deri në fund festive, pasi ka momente kur shfaqet edhe dhuna. Kjo u pa edhe në Porto, ku tifozë të Manchester City dhe Chelsea u përleshën me njëri-tjetrin.

Ishin me qindra persona që kishin udhëtuar drejt Portugalisë për të ndjekur këtë finale të madhe dhe në një moment të caktuar, gjakrat janë ndezur dhe ata filluan të përlesheshin. Policia ndërhyri dhe tifozët u përplasën edhe me forcat e rendit.

Finalja e Champions League, që ishte parashikuar të zhvillohej në Stambolli, u zhvendos në Porto për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kjo ndeshje do të ndiqet nga 16500 tifozë në stadium, teksa autoritetet portugeze lejuan hyrjen në impiant të personave në masën 33% të kapacitetit të stadiumit “Do Dragaos”.

Zjarr Tv Ad